Fjala e Hapjes nga Cyril Muller, Zëvendëspresident për Rajonin, Europa dhe Azia Qendrore

0
51

Të nderuar Kryeministra, Komisioneri Hahn dhe pjesëmarrrës:

Më lejoni të filloj duke falënderuar Kryeministrin Rama për organizimin e kësaj veprimtarie. Është provë e angazhimit tuaj ndaj axhendës së integrimit ekonomik rajonal dhe ilustron një frymë të përtërirë bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor.

Në hapje të këtij diskutimi, do të doja të flisja shkurtimisht për nevojën për t’u bashkuar më shpejt në një kontekst global të pasigurt dhe për tre faktorët kyçë për të arritur të tjerët – stabilitet makroekonomik, reforma strukturore dhe integrim ekonomik rajonal.

Ballkani Perëndimor është përballur me një mjedis të jashtëm intimidues. Rritja ekonomike e ndryshueshme në BE dhe në nivel global, zvogëlimi i kapitalit dhe i flukseve tregtare dhe çmime të cënueshme mallrash kanë sjellë sfida makro-financiare.

Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt begatisë lidhet me kalimin nga politika zhvillimi që shohin brenda në politika zhvillimi që shohin jashtë.

Para krizës financiare globale, vendet e Ballkanit Perëndimor kishin rritje më të madhe se vendet e BE-së duke bërë që të ardhurat për frymë që të rriteshin nga 20 përqind në 30 përqind të këtyre të ardhurave në BE. Por pas krizës, rritja kaloi në stanjacion dhe rrugëtimi për të arritur të tjerët u ndërpre. Ndryshe nga kjo përvojë, vendet që aderuan më herët i arritën vendet e tjera të BE-së edhe më shpejt pas krizës.

Sot, po shohim që rritja ka filluar sërish në Ballkanin Perëndimor dhe ka shenja të hershme që rritja është drejtuar më shumë drejt investimeve private dhe eksporteve. Kjo është një shenjë e mirë, por për të siguruar rritje më të shpejtë duhet transformim më i thellë.

Si do të mundë Ballkani Perëndimor të arrijë të tjerët? Ka tre faktorë që përforcojnë njëri-tjetrin, të cilët do të ndihmonin vendet t’iu bashkoheshin më shpejt standardeve të jetesës së BE-së. I pari është garantimi i qëndrueshmërisë makroekonomike. I dyti është përshpejtimi i reformave strukturore për t’i bërë ekonomitë më konkurruese dhe më tërheqëse për investime. Dhe i treti është thellimi i integrimit ekonomik rajonal.

Qëndrueshmëria makroekonomike është një parakusht për rritjen dhe integrimin. Ajo mbron nga tronditjet, redukton pasigurinë për investitorët dhe konsumatorët dhe në këtë mënyrë promovon tregtinë, investimet dhe zhvillimin e tregut të kapitaleve.

Pas kalimit të krizës globale financiare, ekziston nevoja e përbashkët për të konsoliduar financat publike, rritur cilësinë dhe gjithëpërfshirjen në kryerjen e shpenzimeve publike, fuqizuar transparencën dhe menaxhimin e buxhetit për të   vendosur prioritete në shpenzime dhe vlerësuar rezultatet më pas. Përsa i takon të ardhurave, mbledhja më efektive e taksave dhe e sigurimeve shoqërore do të ulte pengesat për të punësuar njerëz.

Duhet të ruhet ecuria e reformave në mënyrë që ekonomitë të bëhen më konkurruese dhe tërheqëse për investitorët. Është bërë shumë punë për të liberalizuar çmimet, tregtinë, menaxhimin e shkëmbimit të huaj dhe për privatizimet. Por, që Ballkani Perëndimor të përfitojë nga rikuperimi global, rajoni duhet t’i japë zgjidhje problemeve strukturore.

Cilësia e institucioneve mbetet një prioritet kryesor duke përfshirë fuqizimin e të drejtave ndaj pronës, efikasitetin e gjyqësorit dhe zbatimin e kontratave. Harmonizimi i politikave të investimit në të gjithë rajonin mund të ndihmojë që të tërhiqen dhe të ruhen investimet, pa qënë nevoja një gare ulje taksash. Shtylla për Investimet e Planit Shumëvjeçar të Veprimit specifikon masat në këtë drejtim dhe shpejtimi i tyre do të ndihmojë për rritjen e prodhimit dhe krijimin e vendeve të punës. Për më tepër, politika më të fuqishme antimonopol mund të ndihmojnë për të parandaluar sjelljen prej kartelesh. Së fundmi, është thelbësore të përmirësohet efikasiteti i shtetit, duke përfshirë këtu edhe ristrukturimin e ndërmarrjeve me pronësi shtetërore.

Përshpejtimi i rritjes përfshin edhe thellimin e integrimit ekonomik rajonal. Integrimi mund të lehtësojë konkurrencën, të ekspozojë vendet ndaj teknologjive më të fundit dhe të ndihmojë për të arritur ekonomitë e shkallës.

Hapa të rëndësishëm po hidhen për t’u integruar në tregjet e BE-së e ato botërore, veçanërisht në tregti dhe financë. Por sërisht ka mjaft vend për përmirësim. Duhet vënë në dukje se tre nga gjashtë vendet janë aktualisht anëtarë të OBT-së dhe cilësia e logjistikës për tregtinë është shumë mbrapa në krahasim me atë të vendeve me të ardhura mesatare në nivel global. Në fushën e financës, tregjet financiare vendase aktualisht nuk e ofrojnë diversifikimin e nevojshëm të mundësive për të investuar. Zhvillimi i produkteve financiare si indekset rajonale dhe fondet e investimit do të ndihmonte të lidhte elementët e kursimit me kompanitë. Këto përpjekje do të hapnin rrugën për zhvillimin e një tregu rajonal kapitalesh.

Duke pasur vizion të përbashkët për të garantuar stabilitet makroekonomik, zbatuar reforma të guximshme dhe rritur integrimin ekonomik, Ballkani Perëndimor mund të përshpejtojë rritjen dhe të përmirësojë standardet e jetesës. Kjo është rruga drejt një rritjeje më të madhe e të qëndrueshme.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor po e kuptojnë përherë e më shumë se ndërtimi i shoqërive të fuqishme e të begata do të kërkojë angazhim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim në nivelet më të larta. Banka Botërore do t’ju mbështesë që të çoni para programet tuaja të reformave. Për shembull, synojmë të mbështesim përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen ndërkufitare të mallrave e shërbimeve përmes një Projekti Rajonal për Tregtinë e Transportin.

Jetojmë në kohë që ecin shpejt me zhvillime të shpejta teknologjike si në pika kalimi kufiri të unifikuara, monitorim në kohë reale i infrastrukturës dhe automjete pa drejtues. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë të shfrytëzojnë të mirat e këtij revolucioni teknologjik duke modernizuar institucionet e tyre për të gjeneruar vende pune cilësore. Kjo do të inkurajojë rininë e talentuar të qëndrojë në vend dhe të kontribuojë për të realizuar rritje më të shpejtë dhe më përfshirëse.

Ndjenja e fortë e lidhjes me vendin, ripërtëritje e motivimit dhe rezultatet e hershme do të ishin lajmë të mira për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Vështirësitë janë të mëdha, por e lartë është edhe fryma e bashkëpunimit që po lind në Ballkanin Perëndimor.

Faleminderit.

LEAVE A REPLY