Përshëndetje nga Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyres se Bankes Boterore për Shqipërinë

0
141

Të dashur Ministre Ekonomi, Ministër Klosi, Zëvendës ministër Luçi, Drejtore e Përgjithshme e INSTAT-it, Ibrahimaj,

Miq të nderuar,

Është kënaqësi e madhe për mua që të hap këtë aktivitet për Promovimin e gjithëpërfshirjes në Shqipëri: Diagnoza dhe opsionet e politikave, organizuar nga Instituti Shqiptar i Statistikave dhe Banka Botërore.

Promovimi i përfshirjes është i rëndësishëm dhe i nevojshëm, sepse përmirëson jetën e qytetarëve – dhe ky është edhe qëllimi i zhvillimit. Ai synon që sigurojë që të gjithë individët dhe familjet të përfitojnë nga progresi ekonomik dhe social i vendit, duke pasur rastin për të marrë pjesë, kontribuar dhe përfituar nga një progres i tillë. Kështu që, promovimi i gjithepërfshirjes nuk është një mjet, por një qëllim në vetvete.

Sikurse kemi parë në shkallë botërore, edhe në Shqipëri, rritja ekonomike ka një lidhje të fortë dhe pozitive me uljen e varfërisë dhe mireqenien. Në këtë pikë, ekonomia shqiptare po shfaq shenja inkurajuese, me një rritje të parashikuar prej 3,2% in 2016, dhe me parashikime për një rritje më të madhe në vitet e ardhshme. Përshpejtimi i rritjes ekonomike ndihmon gjithashtu për të përmirësuar punësimin, duke qenë se puna është kanali kryesor për të rritur standardet e jetesës së popullsisë.  Sot, është edhe më me rëndësi të sigurohet që të gjitha grupet të përfitojnë nga rritja ekonomike për të nisur një cikël të drejtë rritjeje dhe gjithëpërfshirjeje. Megjithatë, është shumë e nevojshme për të siguruar që grupe të caktuara në vend – të përcaktuar sipas vendndodhjes gjeografike, moshës, gjinisë, prejardhjes etnike, apo rrethanave të tjera – të përfshihen plotësisht dhe të përfitojnë dhe kontribuojnë në procesin e rritjes. Kjo është thelbësore, duke qenë se përjashtimi dhe pabarazitë shpien në humbjen e mundësive për një rritje më të shpejtë ekonomike, uljen e varfërisë dhe rritjen e begatisë së përbashkët.

Për shembull, vlerësohet se Shqipëria humbet pothuaj 20 për qind të të ardhurave të përgjithshme të saj për shkak të hendeqeve gjinore në tregun e punës..  Ky hendek ka nevojë të adresohet përmes politikave të përshtatshme dhe ndërhyrjeve me programe. Po ashtu, potenciali i zonave që kanë mbetur prapa në vend duhet të shfrytëzohet më me vendosmëri për të nxitur rritjen ekonomike. Diskutimi i sotshëm dhe raportet që do ta nxisin atë, ofrojnë një punë diagnostikuese që vjen në kohën e duhur, e cila mund ta informojë bashkëbisedimin tonë sot, por shpresojmë që edhe në të ardhmen do të mund të udhëheqë politikat e ardhshme për nxitjen e rritjes përfshirëse në Shqipëri.

Raporti i parë, Portrete të varfërisë dhe pabarazisë në Shqipëri, përdor një lente gjeografike ndaj përfshirjes. Ai i paraqit hartat e varfërisë duke përdorur të dhënat e Censusit të vitit 2011, duke shtuar edhe të dhënat e Vrojtimit më të fundit të disponueshëm për matjen e standardeve të jetesës të vitit 2012, për të dalë me vlerësime të hollësishme gjeografike të varfërisë.  E pranojmë që kjo analizë dhe ky informacion bazohen në të dhënat e vitit 2011 dhe 2012, pra pothuaj katër-pesë vjet më të vjetra. Bazuar në përmirësimet e fundit që lidhen me ritmet e rritjes ekonomike dhe një ngritje të lehtë të punësimit, ka gjasa që niveli i varfërisë të jetë ulur në Shqipëri. Megjithatë, ne shpresojmë që analiza që do të prezantohet sot, mund t’i  ndihmojë politikëbërësit, partnerët për zhvillim dhe palët e tjera të interesuara të  identifikojnë pjesët e Shqipërisë ku ka xhepa varfërie dhe të informojnë përpjekjet e synuara për arritjen e qëllimeve të uljes së varfërisë dhe pabarazisë. Një shembull i mirë është reforma e ndihmës sociale, e cila po udhëhiqet nga këto të dhëna.

Raporti me i fundit ekonomik per rajonin e Europes dhe Azise Qendrore i nentor 2016 tregon se varferia (measured as US$ 5/ day, 2005 PPP) vleresohet te jete ulur ne 2015 ne 46 perqind krahasuar me 46.7 perqind ne 2014.

Raporti i dytë, Dhjetë mesazhe për punësimin e të rinjve në Evropën Juglindore, është një raport rajonal që fokusohet tek të rinjtë dhe gratë dhe po ashtu përmban mesazhe të dobishme për Shqipërinë.  Ai tregon se rajoni i Evropës Juglindore vazhdon të vuajë ende nga një papunësi, që përgjithësisht është në nivel të lartë, dhe nga një pjesëmarrje e ulët në fuqinë punëtore, veçanërisht nga gratë dhe të rinjtë. Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të rinjve si përqindje të fuqisë së përgjithshme punëtore, duke pasur parasysh demografinë e saj, dhe po ashtu përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë, të arsimit apo trajnimit në Evropë.

Lajmi i mire sipas raportit te fundit ekonomik per rajonin e Europes dhe Azise Qendrore i nentor 2016, eshte se Shqiperia ka shenuar zhvillime pozitive persa i takon punesimit duke u rritur me 2.7 pike perqind ne tremujorin e pare te 2016 krahasuar me te njejten periudhe te 2015 qe eshte edhe niveli me i larte qe nga fillimi i 2012. Ulja e lehte e papunesise ka ardhur kryesisht per shkak te uljes se papunesise tek te rinjte (mosha 15-29 vjec), dhe vecanerisht per grate e reja per e cilat papunesia ra me 5 pike perqindje.

Në një mjedis të tillë, kur zhvillimi në Shqipëri po rritet, ky raport paraqet gjithashtu gjetje inkurajuese, sipas të cilave për të krijuar vende pune për të rinjtë kërkohet një rritje më e vogël ekonomike se sa për të rriturit në këtë rajon.  Ai thekson çështje të tjera, përtej rritjes, që mund të adresohen për të çuar në krijimin relativisht më të shpejtë të vendeve të punës për të rinjtë. Këto çështje përfshijnë barriera dhe mungesën e stimujve me të cilët përballen të rinjtë, disa prej të cilave janë më të mëdha për gratë e reja, të rrënjosura në tregje dhe institucionet formale dhe informale, të lidhura me rregulloret e punës, aftësitë, tatimin e punës, qasjen në kontribute prodhuese, qëndrimet, normat shoqërore dhe mungesën e mundësive për kujdesin ndaj fëmijëve.

Një mesazh kryesor që mund të nxirret prej këtyre raporteve është se ndonëse është bërë dhe po bëhet shumë për të promovuar nxitjen përfshirëse në Shqipëri, mbetet ende shumë për të bërë.

Së pari, rezultatet e para të zbatimit të reformave të shumanshme, që synojnë ruajtjen dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, kanë qenë të mira. Këto rezultate përforcojnë logjikën dhe nevojën për reforma të mëtejshme për ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik, për të stimuluar aktivitetin e sektorit privat, rritur efektivitetin e sektorit publik dhe për të ndërtuar aftësi ripërtëritëse ndaj goditjeve të jashtme.  Vazhdimi në këtë rrugë dhe thellimi i këtyre reformave janë kritike me rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh mjedisin e vështirë evropian dhe global.  

Së dyti, dhe kjo është edhe tema jona sot, tani është edhe koha për një progres më të shpejtë dhe më të thellë në nxitjen e përfshirjes.  Lajmi inkurajues është se ka vend për veprime të politikave për nxitjen e përfshirjes. Kjo na shpie pastaj tek pyetjet: Cilat janë prioritetet e politikave për të siguruar që askush të mos mbetet pas procesit të rritjes?  Çfarë tjetër mund të bëhet për të siguruar që gratë dhe të rinjtë të mos përballen me barriera dhe shkurajime për të bërë punë të cilat i kufizojnë të ardhurat e tyre nga procesi i rritjes si dhe kontributet e tyre në të?  Si munden parterët për zhvillim ta mbështetin këtë proces? Disa prej këtyre pyetjeve do të adresohen gjatë kësaj pasditeje.

Sesioni i parë sot do të përqendrohet në rezultatet e hartave të varfërisë në Shqipëri, ndërsa sesioni i dytë do të fokusohet në mesazhet e Raportit për të Rinjtë. Për seancën e parë, do të doja t’ju prezantoja Carolina Sánchez Páramo, menaxhere e praktikës për varfërinë dhe praktikën globale për varfërinë dhe barazinë të Bankës Botërore, e cila do të drejtojë këtë sesion.

Në mbyllje, do të doja të ndaja me ju faktin se Banka Botërore ka punuar si partnere me Shqipërinë në disa prej këtyre fushave përmes një morie instrumentesh që përfshinë punën me politikat dhe punën analitike – siç janë raportet që po ju bëhen të njohur sot. Portofoli në vijim i Bankës prej më shumë se 550 milion dollarë është i lidhur me reformat kyç dhe sektorët prioritarë të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që jemi partneri juaj i vjetër për zhvillim që kur Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore më shumë se dy dekada më parë. 

Presim me kënaqësi të kemi një diskutim të pasur dhe ju sigurojmë për angazhimin e vazhdueshëm të Bankës për mbështetjen e Shqipërisë dhe programeve të saj për promovimin e përfshirjes dhe barazisë gjinore.

Faleminderit. 

LEAVE A REPLY